Rreth Nesh

Swiss Metal është një kompani lider në fushën e konstruksioneve metalike, duke operuar me përkushtim dhe profesionalizëm në Kosovë që nga viti 2016. E vendosur në një hapësirë prej 1700 m², Swiss Metal përfshin sektorë të avancuar prodhimi dhe zyra projektuese të pajisura me teknologjinë më të fundit. Me një angazhim të përhershëm për të ofruar produkte të cilësisë tì lartë dhe duke ndjekur praktika të standardizuara të prodhimit , Swiss Metal ka krijuar një prani të fortë në tregun europian, duke eksportuar produkte të certifikuara sipas standardeve të larta ndërkombëtare. Swiss Metal importon vetëm materiale të cilësisë së lartë, duke i përpunuar me përpikëri për të krijuar një gamë të gjerë produktesh, si struktura mbajtëse metalike, kanxhella nga hekuri, inox dhe xhami si dhe dyer dhe dritare nga alumini. Çdo produkt është rezultat i një procesi të kujdesshëm, ku kompania mbetet e përkushtuar ndaj përmirësimit të vazhdueshëm për të ofruar zgjidhje më efikase dhe të përshtatshme për kërkesat e klientëve dhe zhvillimet e industrisë. E certifikuar me të gjitha standardet ISO dhe markën CE, Swiss Metal garanton përputhshmëri të plotë me rregullat e industrisë në tregun Europian, duke ofruar siguri dhe besueshmëri për klientët tanë. Ekipi ynë i përkushtuar, i përbërë nga mbi 30 profesionistë me përvojë, punon me përkushtim në të gjitha sektorët e kompanisë. Këta ekspertë të kualifikuar bashkëpunojnë për të siguruar që çdo projekt të realizohet me saktësi, efikasitet dhe përkushtim ndaj detajeve. Swiss Metal mbetet një kontribues i rëndësishëm në zhvillimin e industrisë së konstruksioneve metalike, Duke përmirësuar vazhdimisht proceset dhe produktet tona, ne synojmë të mbetemi një partner i besueshëm për klientët tanë, duke sjellë vlera të qëndrueshme në çdo projekt që realizojmë.
Shërbimet

Swiss Metal

Rr.Ibrahim Rugova, Gërlicë Ferizaj 70000 / XK

Kush je mi ne?

Swiss Metal është një kompani lider në konstruksione metalike, që vepron që nga viti 2016 në Kosovë. Ajo ofron produkte të cilësisë së lartë, si struktura metalike, kanxhella, dyer dhe dritare alumini. Me teknologji moderne dhe hapësirë prodhimi prej 1700 m², Swiss Metal ka një prani të fortë në tregun europian, duke eksportuar produkte të certifikuara dhe të përputhshme me standardet ndërkombëtare.

Cila është Strategjia Jonë?

Strategjia e Swiss Metal fokusohet në ofrimin e produkteve me cilësi të lartë që plotësojnë kërkesat e klientëve dhe industrisë. Kompania synon përmirësimin e vazhdueshëm të proceseve dhe produkteve, duke ofruar zgjidhje efikase dhe të qëndrueshme, ndërsa rrit praninë ndërkombëtare dhe forcon pozitat në tregun global.

Kultura e punës

Përkushtimi ynë është që çdo hap i procesit të realizohet me cilësi dhe efikasitet të lartë. Ne investojmë vazhdimisht në teknologji të avancuara dhe makineri moderne, që na mundësojnë realizimin e projekteve me precizitet dhe shpejtësi. Ekipi ynë i specializuar, i përbërë nga profesionistë, punon ngushtë në çdo fazë, nga projektimi deri në realizimin final të produkteve.